Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se sot shënohet një javë prej fillimit të tubimeve të përnatshme në sheshin “Skënderbeu”, ku protestuesit po kërkojnë drejtësi.
Haziri ka thënë se për shtatë net radhazi qytetarët janë mbledhur me të njëjtin mesazh dhe kërkesë, duke theksuar se protesta do të vazhdojë edhe sonte, në ditën e shtatë, nga ora 21:00.
“7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur. Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: DREJTËSI!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Sipas tij, pjesëmarrja në protestë është rritur nga nata e parë deri në ditën e shtatë, ndërsa ka falënderuar qytetarët për qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe solidaritetin e treguar gjatë këtyre ditëve.
“Një javë qëndresë. Një javë bashkë. Për UÇK-në. Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona!”, ka deklaruar Haziri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
