Jason Steinbaum pas aktgjykimit të Hagës: “Gjykata Speciale nuk duhej të ngrihej”

Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se kjo gjykatë, sipas tij, nuk duhej të ishte themeluar dhe se procesi i saj nuk i ka shqyrtuar siç duhet provat. Duke komentuar për Euronews Albania dënimet me gjithsej 81 vjet burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Steinbaum ka thënë se që nga themelimi i Speciales ishte krijuar përshtypja se fokusi i saj do të ishte kryesisht te ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë nuk do të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë. “Gjykata nuk duhej ngritur”, ka deklaruar Steinbaum, duke argumentuar se rastet përkatëse mund të ishin trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe se ndërkombëtarët, sipas tij, do të duhej t’i kishin dhënë besim institucioneve vendore për zhvillimin e proceseve. Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen pse një mekanizëm i tillë nuk e zgjeroi fokusin edhe te përgjegjësit serbë për krimet e kryera gjatë luftës, duke thënë se mungesa e një trajtimi të tillë ka ushqyer bindjen se qëllimi kryesor i gjykatës ishte ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së.  “Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat”, ka thënë ai, duke vlerësuar se kjo mund të jetë një nga çështjet që mbrojtja duhet ta ngrejë në procedurën e apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës ka pasoja përtej Kosovës, Shqipëria dhe Kosova duhet të reagojnë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj ish-krerëve …