Protesta “Jo në emrin tim” është mbajtur edhe mbrëmë për të shtatën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Tubimi është zhvilluar në orët e mbrëmjes, ndërsa organizatorët kanë përsëritur kërkesat e tyre për drejtësi dhe kanë shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së. Në mesin e folësve të kësaj mbrëmjeje kanë qenë tenori, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica. Pjesë e programit kanë qenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.Protesta “Jo në emrin tim” është zhvilluar për shtatë net me radhë në kryeqytet, duke shprehur reagimin publik ndaj proceseve gjyqësore dhe aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
