Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë kushtetuese nëse deri më 5 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri. Gjini ka thënë se pas kësaj date mund të lindin probleme lidhur me shpalljen e zgjedhjeve dhe mandatimin e kryeministrit të ardhshëm, pasi, sipas interpretimit të tij, nuk do të ketë person zyrtar me kompetencat përkatëse. Ai ka vlerësuar se në këtë situatë barra mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese është më e madhe se në çdo situatë të mëparshme, duke theksuar se vendimi i tyre do të ketë rëndësi për zhvillimet e ardhshme politike në vend. Gjini ka përmendur edhe një interpretim të partisë fituese, sipas të cilit ushtrueses së detyrës së presidentes mund t’i zgjatet mandati për gjashtë muaj pas zgjedhjes së kryetares së Kuvendit. Sipas tij, një interpretim i tillë do të krijonte mundësinë që mandati i kryetares së Kuvendit të ndryshohej çdo gjashtë muaj, ndërsa presidenti të mos zgjidhej.

Kontrolloni gjithashtu

Jason Steinbaum pas aktgjykimit të Hagës: “Gjykata Speciale nuk duhej të ngrihej”

Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë pas aktgjykimit të 16 …