Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sa më shpejt dhe të miratojë një qëndrim lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tahiri ka kritikuar heshtjen institucionale pas vendimit, duke thënë se Kuvendi duhet të miratojë të paktën një rezolutë që adreson çështjet që, sipas tij, janë problematike në aktgjykim. “Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë”, ka deklaruar Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
