Ardian Bajraktari pas aktgjykimit në Hagë: Ku mbeti drejtësia?

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si është vlerësuar përgjegjësia penale në këtë proces. Bajraktari ka theksuar se asnjë gjykatë në Hagë, sipas tij, nuk mund ta shpallë dikë fajtor vetëm mbi bazën e bindjes se një vepër penale është kryer. “Ne besojmë se ju e keni kryer veprën penale”, ka shkruar ai, duke e paraqitur këtë si çështje që lidhet drejtpërdrejt me standardin e provave dhe përgjegjësinë penale. Avokati ka marrë si shembull rastin kur një kontakt i fundit me një person, i cili më pas është vrarë, është trajtuar gjatë kohës së luftës si rrethanë bindëse për ndërtimin e përgjegjësisë penale. “Kur shoh se si një kontakt i fundit me një person, i cili më pas vritet, trajtohet, në kohë lufte, si rrethanë bindëse për të ndërtuar përgjegjësi penale, pyetja është e pashmangshme: ku mbeti drejtësia”, ka shkruar Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit kërkojnë përgjegjësi institucionale pas aktgjykimit në Hagë

Familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi kanë …