Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Fadil Demaku: Nuk pres vullnet nga Kurti dhe LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka deklaruar se nuk pret që Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, ta përkrahin projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji është dorëzuar në Kuvend nga PDK-ja pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.   “Kur thonë se do ta shikojmë me kujdes juridikisht nismën tonë ligjore, kjo që në start tregon se nuk është dëshira dhe vullneti i duhur. Unë nuk pres ndonjë vullnet dhe ndonjë pozitivitet nga LVV-ja dhe Kurti, sepse këtë nuk e ka bërë për gjashtë vite”, ka deklaruar Demaku. Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj proceseve gjyqësore në Hagë, duke pretenduar se ajo nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Sipas tij, “asgjë nuk ka bërë Qeveria e Kosovës për ta mbrojtur të drejtën e vet”, ndërsa ka akuzuar Kurtin se çështjen e ish-krerëve të UÇK-së e ka trajtuar në mënyrë personale.  “Gjithçka është e mundshme dhe gjithçka mund të arrihet. Kemi të drejtë ta bëjmë këtë, vetëm duhet vullnet dhe vendosmëri për ta bërë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit kërkojnë përgjegjësi institucionale pas aktgjykimit në Hagë

Familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi kanë …