Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit merr kuptim vetëm nëse miratohet ligji për Specialen

Daut Haradinaj ka reaguar pas miratimit në Kuvend të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë të vonuar. Haradinaj ka thënë se, 13 ditë pas vendimit, deklarata do të kishte kuptim vetëm nëse gjatë kësaj jave Kuvendi do të miratonte ligjin që, sipas tij, synon zhbërjen e Gjykatës Speciale. “Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka kritikuar edhe diskutimet rreth ashpërsisë së dënimeve, duke thënë se kjo, sipas tij, nuk përputhet me reagimin e shqiptarëve në protesta. “Jo në emrin tim”, ka theksuar Haradinaj, duke iu referuar thirrjes së përdorur në protestat e zhvilluara pas aktgjykimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kërcënim i rëndë ndaj Ramush Haradinajt: Komentuesi kërcënon familjen e tij

Një llogari e dyshimtë në rrjete sociale ka publikuar një koment me përmbajtje të rëndë …