Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, në 28-vjetorin e rënies së tij. Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Robajt gjatë ditëve më të vështira të luftës, duke theksuar se ai u qëndroi pranë luftëtarëve të lirisë dhe u shërbeu atyre duke trajtuar plagët e marra në luftë. Në postimin e tij, Haradinaj ka kujtuar përkushtimin e mjekut ndaj atdheut, duke thënë se ai e deshi dhe e nderoi atë deri në flijim. “Dr. Shpëtim Robaj, 28 vjet në përjetësi. Në ditët më të vështira të luftës, u shërbeve luftëtarëve të lirisë dhe u qëndrove pranë duke shëruar plagët e tyre. E deshe Atdheun dhe e nderove atë deri në flijim”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
