Daut Haradinaj kritikon organizimin e protestës dhe kërkon mobilizim më 6 tetor

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, duke e cilësuar atë si masive, por ka kritikuar organizatorët për, siç tha, mungesë të qartësisë në adresimet e tyre. Haradinaj ka thënë se, me përfundimin e mandatit të Kuvendit pas katër ditësh, kërkesat ndaj deputetëve është dashur të bëhen më të drejtpërdrejta. Ai ka deklaruar se tashmë dihet se kush kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ka kërkuar që kjo të thuhet publikisht. Në fund, Haradinaj ka bërë thirrje për mobilizim më 6 tetor, duke thënë se qytetarët duhet të jenë në shesh me një kërkesë të qartë drejtuar përfaqësuesve të tyre në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa: Kauza shqiptare nuk u krijua nga fuqitë e huaja

Rrustem Mustafa vlerëson se kauza shqiptare ka ekzistuar si realitet historik dhe politik, ndërsa mbështetja …