Ramush Haradinaj: Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit

Deputeti i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Ai ka shkruar se do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit. “Po i vjen erë e keqe shkarkimit të kryeprokurorit Blerim Isufaj. Kjo erë ka kundërmuar keq në ditën kur kryeministri e sulmonte kryeprokurorin në foltoren e Parlamentit dhe mbronte të akuzuarit për korrupsion. Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit. Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve. Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit të diktohet nga zyrat e politikës dritëshkurtër” ka shkruar deputeti i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Behajdin Myrteza Allaqi (7.4.1963 – 11.6.1998)

Katër figura të LPK-së kundërshtojnë versionin e Speciales për përplasjen Thaçi-Allaqi

Katër figura të lidhura me Lëvizjen Popullore të Kosovës, Ramadan Avdiu, Fatmir Brajshori, Bexhet Kelmendi …