Justina Shiroka-Pula inaugurohet Presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula është inauguruar të mërkurën si Presidente e Republikës së Kosovës, vetëm disa orë pasi Kuvendi e zgjodhi në këtë post me 81 vota. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në oborrin e Presidencës, ndërsa zgjedhja e saj në minutat e para të 7 tetorit shmangu shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Pas ceremonisë, Shiroka-Pula mori zyrtarisht vendin në ulësen e Presidentes së Republikës. Zgjedhja e saj u bë pjesë e një marrëveshjeje politike ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, e cila përfshiu edhe miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kuvendi i miratoi këto ndryshime me 88 vota, pak para votimit për presidenten. Ndryshimet e propozuara nga PDK-ja përfshijnë kufizime të mandatit të Dhomave të Specializuara, mundësinë e transferimit të rasteve jashtë juridiksionit të tyre te institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe përcaktimin e dënimit maksimal prej 15 vjetësh burgim. Ligji i ndryshuar parashikon gjithashtu mundësinë që dënimet të vuhet në Kosovë dhe hapësirë për falje presidenciale, ndërsa kushtetutshmëria e tij mund të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Në bazë të procedurave kushtetuese, ligjet e miratuara nga Kuvendi i dërgohen Presidentes për shpallje. Presidentja ka tetë ditë për ta nënshkruar ligjin ose për ta kthyer një herë në Kuvend, së bashku me arsyet e kthimit. Shiroka-Pula, 72-vjeçare, është ekonomiste dhe akademike.  Mandati i saj është pesëvjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli sqaron efektin e njoftimit për moszbatimin e aktgjykimit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka deklaruar se njoftimi i avokatit Arianit Koci …