Bashkimi Evropian ka ndarë një dhuratë prej 106 milionë e 810 mijë euro për gjykatën speciale në Hagë, për dy vitet e ardhshme

Kosova dështon në gjashtë reforma të kërkuara nga BE-ja, humb 43.8 milionë euro

Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave që kishin afat zbatimi deri në qershor 2026. Sipas kryenegociatorit të Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, mosrealizimi i këtyre reformave lidhet me bllokadën politike dhe pamundësinë e funksionimit të Kuvendit në periudhën përkatëse. Duke raportuar para Komisionit për Integrim Evropian, Zulfaj ka bërë të ditur se nga 13 hapat e paraparë në periudhën shtesë, Kosova ka arritur t’i zbatojë vetëm shtatë, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të pa përmbushur brenda afatit, duke shkaktuar humbjen e 43.8 milionë eurove. Ai ka rikujtuar se vlera e përgjithshme e Planit të Rritjes për Kosovën është 882.6 milionë euro, prej të cilave dy të tretat janë kredi të kushtëzuara me zbatimin e 111 hapave të reformave deri në fund të gushtit të vitit 2027. Sipas Zulfajt, më 15 korrik Kosova ka dorëzuar kërkesën e parë për pagesë, duke raportuar për përmbushjen e 20 hapave në vlerë prej 153.4 milionë eurosh. Shuma përfundimtare që do të përfitohet pritet të përcaktohet pas vlerësimit të Komisionit Evropian. Kryenegociatori ka thënë se shumica e reformave të mbetura pa u realizuar kërkonin miratimin e projektligjeve në Kuvend, në kohën kur ky institucion ishte i shpërndarë. Ai ka përmendur ligjet për energjinë dhe falimentimin, pakon ligjore për drejtësinë dhe strategjinë kundër krimit të organizuar, të cilat tashmë janë rikthyer në procedura institucionale. Ndërkohë, Kosova përballet me një afat tjetër të rëndësishëm deri më 31 dhjetor 2026, kur duhet të përmbushë edhe 22 hapa reformash, me vlerë prej 131.5 milionë eurosh.

Kontrolloni gjithashtu

Kadriaj dhe Beqiri vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë: “Nuk duhet t’i lëmë vetëm”

Veprimtarët e çështjes kombëtare në diasporë, Shaip Kadriaj dhe Bujar Beqiri, kanë vizituar Jakup Krasniqin …