Përparim Gruda dhe Arian Tahiri nderojnë heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në 37-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre kanë bërë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Me këtë rast, deputeti Përparim Gruda ka kujtuar sakrificën e dy veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët ranë më 2 nëntor 1989, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës. “37 vjet më parë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë jetën për ëndrrën e një Kosove të lirë. Sot i kujtojmë me respekt, krenari e mirënjohje të përjetshme. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Gruda.  Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbeten figura të rëndësishme të rezistencës shqiptare kundër regjimit jugosllav dhe simbol i përkushtimit për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Eurodeputeti holandez kritikon përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, përmend rastin e Erion Veliajt

Eurodeputeti holandez, Sander Smit, ka ngritur shqetësime për funksionimin e shtetit të së drejtës në …