Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, do të intervistojë sot tre zyrtarë institucionalë lidhur me trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Para anëtarëve të komisionit do të dëshmojnë Albulena Mujaj-Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë, si dhe Blerim Shabani, drejtor i departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. Intervistimi i tyre zhvillohet në kuadër të hetimit parlamentar për përgjegjësitë institucionale dhe mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës në familje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
