Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe kompanisë së kontraktuar, ka ndërmarrë aksion për pastrimin e rrugëve nga bora në disa lokalitete dhe në qytetin e Vitisë. Sipas njoftimit të zyrtarëve komunalë, puna ka nisur në orën 05:00 dhe ka përfunduar në orën 13:30, duke përfshirë fshatrat Beguncë, Lubishtë, Debelldeh, Buzovik, Kolisht, Shushtë, Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Ulët, si dhe rrugën Viti–Pozharan. Ndërhyrja ka përfshirë edhe të gjitha rrugët e qytetit të Vitisë, përfshirë hapësirën pranë Ambulancës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
