Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Futbolli dhe politika në Kosovë po degradohen së bashku

Aty ku i fut hundët politika nuk mbinë më as bari dhe  kjo u vërtetua me përfaqësuesen e Kosovës,  në Shkodër, e cila e filloi mjaft mirë garën për eliminatorët e Botërorit duke fituar një barazim nga shteti verior, Finlanda, që më tepër është e njohur për korrupsionin më të ulët në Europë, për Arusha të bardha dhe për sportet dimërore, kurse futbollin nuk e kanë edhe aq të zhvilluar. Mirëpo si do që të ishte ky një rezultat mjaft inkurajues shpresë-dhënës për të ardhmën. Dhe e ardhmja erdhi shumë shpejt, me entuziazëm të madh pritej takimi me përfaqësuesën e Kroacisë. Iu kushtua aq publicitet i madh sa që shumë spektatorë ia mësyen Shkodrës heroike. Por më të zëshmit ishin disa nga  gazetarucët, politikanët, pseudo analistët që mbijnë si si kërpudhat pas shiut, e lloj-llojë diletanësh duke u fryer si bretkocat në moçal. Të gjithë ishin të mendimit se do të “fitojmë”. Kurse politikanët ishin të parët ata që duhej të zgjedhnin menynë e “ushqimit të fitorës” dhe si gjithnjë të parët shkuan për këtë “fitore”. Duhet kujtuar se po këta poltikanë ishin ata që para 4-vitësh, e patën shoqëruar Majlinda Kelmendin në lojërat Olimpike dhe dihe epilogu. Dhe kështu ndodhi edhe në ndeshje me Kroacinë.

Dhe erdhi momenti i fillimit të një dueli mjaft interesantë kundër një kombëtareje e cila më parë ishte e treta në një kampionat botëror. Me të filluar ndeshja nga dëshira e flakët për të shënuar gol, futbollistët tanë bënin gabime fillestare mu si politikanët. Mirëpo futbollistët e Kosovës nga kjo dëshirë, kishin harruar se në Futboll është një Ligj i pa shkruar por i vërtetuar në fushë: “kur nuk shënon gol, pëson gol”. Kurse gabimi i radhës ishte kur ndërhynin në mënyrë të ashpër ndaj futbollistëve kroatë, gjë që i irituan për tej mase fitbollistët mysafirë. Sidomos ishin tepër jo serioze ndërhyrjet ndaj futbollistit sulmues të Kroacisë, Manxhukiq të cilin e vërejta se u revoltua tej mase. Dhe po ky futbollist pa mëshirëshëm shënonte gola në stilin e tij. Ku nga momenti i pësimit të golit të parë u pa qartë se futbollistët e Kosovës dukeshin si një Çetë e shpartalluar pa asnjë koncept për lojë. Dhe në tërësi mungoi artikulimi i lojës ku fajin kryesor e bartë përzgjedhësi, Albert Bunjaku i cili duhet t’i përgatiste futbollistët për çdo sfidë të lojës. Nuk është hera e parë që përsëritet ky gabim, kështu ndodhi  edhe kundër Turqisë. Nëse nuk evitohën edhe këto gabime atëherë dihet çka na pret. Pastaj mungonte ai morali patriotik, moral ky që ishte kyq për Shqipërinë e Bashkuar. Dhe nëse vazhdonë kështu duhët të shkojmë pa tjetër me Një Kombëtare.

Ishte kjo një humbje ndaj shtetit fqinj, Kroacisë(e shkuar e harruar) sikur politikanët që humbin territor ndaj shteteve fqinje: kur u humbën territor në mënyrë te fshehur ndaj Mqedonisë, po ashtu filloi edhe me Malin e Zi, ku më në fundë u hasi sharra në gozhdë , dhe po vazhdon me nënshkrim të dëmëshme në dialogë me Sërbinë e cila si “shpërblim” po i burgosë pjestarët e UÇK-së. Futbollistët tanë e kanë edhe shansin e fundit për të mos u denigruar si politikanët kundër Ukrainës e cila politikisht u paraqit jashtë zakonisht keq. Pra Kosova duhet të mobilizohet në moton: Një për të gjithë,të gjithë për një”, “Sulmi është mbrojtja më e mirë”. Pastaj duhet një strategji si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë  fizik, dhe nuk bën të na mungojë morali patriotik. Për ndryshe do pësojmë si “poltikanët”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …