LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për të drejtat e autorit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Me këtë, tashmë ligj, vendosen kufizime edhe në shfrytëzimin dhe riprodhimin e krijimeve gazetareske. Me pikën 1.9 të nenit 12 tani lajmet e ditës dhe raportimet janë krijime të mbrojtura, të paktën për një afat të caktuar kohor. “Lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme ,që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të medieve, mund të riprodhohen vetëm pasi të kenë kaluar së paku dymbëdhjetë orë nga publikimi i tyre”, shkruhet në amendamentin e dytë. Kjo mënyrë e veprimit është bazuar në praktikën e Austrisë. Kemi propozuar të këtë limit kohor, por që gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse kompanitë në këtë rast kanë një marrëveshje të caktuar. Po shpresojmë që do të funksionojë si i tillë”, ka thënë Ardita Zejnullahu, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit të Medieve të Pavarura Elektronike të Kosovës. Ky projektligj u miratua me 60 vota për, 12 abstenime dhe pa asnjë votë kundër.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …