Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

J. Krasniqi: Serbia po intensifikon ofensivën diplomatike kundër Kosovës

Duke komentuar kërcënimin që i ka bërë Kosovës, kryetari i Serbisë Nikoliq gjatë një vizite në Rusi, kryetari i këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se: “mohimi i gjenocidit serb në Kosovë dhe paraqitja e Serbisë si “viktimë e një komploti ndërkombëtar” është përgatitja e terrenit propagandistik për të kaluar në ofensivë diplomatike. Kjo ofensivë diplomatike e Serbisë kundër Kosovës arriti kulmin më 12 tetor 2016. I trimëruar nga vizita e tij në Rusi, kryetari  serb u kërcënua se ngjarjet mund të marrin kahe shumë të keqe dhe se Serbia është e gatshme të sillet me shqiptarët e Kosovës, në të gjitha mënyrat e mundshme. Madje, fakti se ai nuk përjashtoi mundësinë që dikush ta bombardojë përsëri Serbinë nxjerr në shesh se Serbia është duke u përgatitur të përsërisë skenarët e vjetër. Për ne është e qartë se mendësia  e vjetër nuk mund të prodhojë asgjë tjetër pos kërcënime të reja!

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …