leoni

Së shpejti fillojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkolla

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, të cilën e udhëheqë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këtë mbledhje, gjatë raportimit të drejtorëve, u tha se së shpejti do të fillohet me realizmin e projektit të vizitave sistematike shëndetësore, nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, e gjithashtu u raportua edhe si një javë e suksesshme në sport, ku ekipet malishevase, kanë treguar rezultate të mira.

Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se janë në përgatitje të fillimit të projektit për realizimin e vizitave shëndetësore sistematike, në shkollat e Komunës së Malishevës, ku përfshin nxënësit e klasave, të para, të pesta dhe të nënta. Drejtori Berisha, gjithashtu ka bërë të ditur se janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal.

Ndërsa në fushën e sportit, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, ka njoftuar për suksese të ekipeve të Malishevës, në garat e ndryshme, duke filluar me klubin e notit “Besa”, të cilët janë shpallur kampion në kampionatin e Kosovës, në pishinë të mbyllur (25 metra), për kategorinë e juniorëve dhe pionierëve. Po ashtu, edhe ekipi i volejbollit është duke vazhduar me rezultate të mira, sikur edhe ekipi i futbollit dhe ai i futsallit.

Sa i përket realizimit të projekteve kapitale, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se janë duke vazhduar me realizimin e projekteve, kryesisht në infrastrukturë, por herë pas here, këto projekte mund të kenë ngecje, për shkak të kushteve atmosferike.

Në fushën e ekonomisë drejtori Vesel Krasniqi, ka thënë se janë në përfundim e sipër të rregullores për taksa, për vitin 2017, ndërsa buxheti i komunës së Malishevës është shpenzuar në masën shtatëdhjetë përqind.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …