leoni

Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Hungari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hungari në vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të tij, Laslo Kover. Gjatë qëndrimit në Budapest, kryekuvendari Veseli do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme si dhe zyrtarë të tjerë të këtij shteti.  Në këto takime, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin bilateral mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, për mundësinë e investimeve hungareze në Kosovë dhe të financimit të disa projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë.  Temë tjetër e diskutimeve do të jetë edhe integrimet evropiane të Kosovës dhe mbështetja që shteti hungarez i jep Kosovës në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …