Tahir Veliu

Tahir Veliu: Shqipëria është evropiane, Vangjel Dule një grek pa identitet

I nxitur nga qytetari i pa civilizuar, me shtetësi greke dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i pa nderuari, i parespektuari, i pa identitet Vangjel Dule, u detyrova të bëjë këtë reagim! Deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dje ka shpifur me tone të ulta dhe kritike në drejtim të Shqipërisë, lidhur me respektimin e shtetit të së drejtës. Vangjel për çfarë shteti të së drejtës na flet ti, kur shteti që ti ke pasaportë të tij (Greqia) u’a mohon gjitha të drejtat shqiptarëve dhe arvanitasve autokton? Vangjel, për cilin shtet europian të së drejtës e ke fjalën, atë shtetin grek që edhe sot e kësaj dite shkel të gjitha të drejtat e njeriut, konventat dhe aktet juridike ndërkombëtare, apo për shtetin grek që nuk lejon shqiptarët e Çamërisë të rikthehen në pronat e tyre, madje nuk i lejon as t’i vizitojnë varret e të parëve të tyre, ndërkohë që Shqipëria këtë të drejt u’a garanton edhe atëherë kur ju nuk kini të drejt, sikurse rasti i shpikjes së varrezave të ushtarëve grek!

Çfarë leksioni mund të na jep neve Greqia “europiane”? Atë të gjenocidit? Atë të dhunimit? Atë të dëbimit masiv? Apo atë të shkatërrimit dhe shfrytëzimit të pronave të shqiptarëve si plaçkë lufte?!

Para se Greqia të na jap neve leksion, ajo duhet që të heq Ligjin e luftës me Shqipërinë, të garantoj rikthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, të njoh shtetësisë së dyfishtë për ta, t’ua rikthej të gjitha pronat e uzurpuara, t’i kompenzoj për përdorimin e pronave, të pranoj gjenocidin ndaj çamëve, të lejoj organizimin e pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, të lejoj hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve në territorin e Çamërisë dhe mbarë Greqisë bazuar në konventat ndërkombëtare, të ndaloj politikën shtetërore të shkombëtarizimit të shqiptarëve dhe arvanitasve autokton, të zbardh fatin e mbi 170 imigrantëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga shteti ultranacionalist grek dhe të rishikoj gjitha vendimet e montuara në burgjet e saj të stërbushura me emigrantë shqiptarë të denuar pa fakte.

Ti Vangjel, je qytetar europian këtë nuk mund ta mohon askush, por mos harro europian të bënë kjo Shqipëri, e cila ta jep të drejten të flasesh edhe në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që shqiptarët përtej kufirit, në Çamërinë e pushtuar nuk kanë të drejtë të flasin shqip as në shtëpinë e tyre, e lere më në rrugë apo në Kuvendin e Greqisë së ashtuquajtur “europiane” e “demokratike”. Vangjel, Europian të bënë Shqipëria, e cila të garanton të gjitha të drejtat e njeriut, madje ty si agjent i asfalisë greke, ndërsa Greqia gjenocidiste të bënë vrastar, gjakëpirës të fëmijve e nënave shtatazëne çame, gjakëpirës pleqësh e dhunues të femrave!

Sa i përket Greqisë “europiane”, edhepse ti e dinë shumë mirë gjendjen atje, prapë po ta tregoj unë, meqense kam vizituar Janinën, Artën, Pargën, Gumenicën, Paramithinë, Prevezën dhe qytete e fshatra të tjera shqiptare të Çamërisë, siç po e sheh të gjitha emrat e këtyre qyteteve janë tërësisht shqip! Sapo kalova kufirin shqiptaro-shqiptar, në Konispol ashtu edhe në Kakavijë, gjëja e parë që më ra në sy ishin gjurmët e krimeve greke ndaj shqiptarëve. Lartë në bjeshkë, shihen rrënojat e fshatërave të dikurshme shqiptare, ndërsa poshtë janë vendbanimet e ndërtuara pas gjenocidit, shtëpi e objekte të ndërtuara në prona të uzurpuara. Gjendja në ato troje shqiptare është çnjerzore dhe nën çdo nivel. Atje njerzit kanë frikë madje të flasin shqip, kanë frikë të fotografohen në natyren magjepse të atyre trojeve shqiptare, e sa përket flamurit shqiptar as që diskutohet nuk shihet askund, ngase çdo element shqiptarë është rreptësisht i ndaluar, madje sikurse të kishin fuqi edhe ajrin do ta ndalonin. Krahasuar me Kosovën e paraluftës, gjendja atje është edhe 100 herë më çnjerzore, se sa nën pushtimin serbosllav. Pra, kjo është pasaporta “europiane” e Greqisë së Vangjel Dules!

Dhe në fund, në Shqipëri ti ke të drejtë të deklarohesh si të duash, mund të vetquhesh grek apo çfarëdo tjetër, por mos harro se prostitucioni është i ndaluar me ligj, andaj mos u bë prostitutë e askujt, që varësisht nga çmimi të ndërrosh kombësinë, sepse kjo mund të cilësohet vepër penale!

(Autori është kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …