KQZ-ja, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet, në Drenas

KQZ-ja, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet, në Drenas

Në ditën e përmbylljes së fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ata kanë paralajmëruar dënime për të gjithë ata që do të tentojnë ose do të manipulojnë zgjedhjet në Drenas, ndërkohë që kanë thënë se gjatë fushatës nuk është shënuar asnjë incident. Në një konferencë të përbashkët për media, që është mbajtur të premten, përfaqësuesit e KQZ-së, të Prokurorisë e të Policisë, kanë thënë se presin që procesi zgjedhor të shkojë sipas planifikimit dhe se kanë angazhuar personel shtesë për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …