Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Shumë krime janë kryer për 25 vjet në “demokraci”

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, në vend se të lulëzojë jeta dhe ekonomia, për fat të keq ndodhi e kundërta. Morën hov të gjitha të këqijat. Është e pa mundur të cekën të gjitha ato, por detyrimisht disa duhet cekur dhe kujtuar. Krimi në Shqipëri filloi me kultivimin e drogës, i pa penguar nga qeveria e Sali Berishës mori hov me shpërndarje gjithandej Evropës. Ekonomia dhe krejt ajo që ishte ndërtuar për 45 vjet filloi ta shkatërrohet.

A s’ është ky krim?

Menjë herë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjatë qeverisjes së Sali Berishës në qendër të Tiranës këndoheshin këngët serbisht, sikur të ishe diku në Serbi, e mos të flasim në pjesët veriore sidomos në Rrethin e Shkodrës ku dasmat ngazëlleheshin me këngë e valle serbe.

A s’është ky krim ?

Filloi një migrim ilegal, ku nga porti i Vlorës para hundëve të qeverisë së Sali Berishës vepronin legalisht, në mënyrë klandestine deportonin njerëz për në Itali. Ku për fat të keq  pati shumë të mbytur në ngushticën e Otrantos.

A s’është ky krim?

Shqipëria ka dalje në dy dete, në Adriatik dhe Jon, ku falë pozitës gjeografike ishte në kushte shumë të favorshme turistike. Gjelbërimi ishte fantastik, një natyrë ku  dominonin ullishtet që janë shumë tërheqëse për turistë, veç lipsej një infrastrukturë rrugore,dhe çdo gjë do ishte për së mbari. Ndodhi e kundërta e prishi gjelbërimin i shkatërroi teracat e ullinjve (për të bërë një rrënjë ulliri nevojitën dyzet vite),bëri atentat në natyrë,infra- strukturën rrugore e solli në gjendje katastrofike, hekurudhat filluan të shkatërrohen sidomos ajo Shkodër-Podgoricë ku binarët e hekurudhës shiteshin në Mal të Zi për skrap, etj,etj.

 A s’është ky krim?

Pastaj marrja e parave nga populli me fajde i njohur si Piramida, kjo në Botën Demokratike cilësohet si Larje Parash dhe cilësohet si krim. E tërë paraja përfundoi në duar të pista, dhe ishte thënë se janë paratë më të ndershme të një popullit të vuajtur.

A s’është ky krim?

Derisa Serbia armatosej nga të gjitha anët përgatiste ushtrinë dhe policinë serbe për të bërë hatanë mbi shqiptarët e Kosovës, në Shqipërinë e Sali Berishës në vitin 1997 shkatërrohet Policia, hiq më mirë nuk kaloi as ushtria, ku lëshuan kazermat, armatimi kaloi në duart e popullit i pa kontrolluar nga as kush, vriteshin njerëzit për hiq gjë. Shqipëria kaloi në një gjendje kaotike-anarkike. As armiku i jashtëm s’do kishte bërë më Zi.

A s’është ky krim?

Kur e tërë Bota i vë embargo Serbisë për shkak të krimeve që bënte ndaj popullatës së pa fajshme liridashëse të Kosovë.  Të gjitha Shtetet fqinje me Serbinë e zbatonin këtë embargo madje edhe Rusia. Vetëm Sali Berisha e theu këtë Embargo i cili në mënyrë të organizuar e furnizon me Naftë Serbinë e Millosheviqit. A s’është ky krim?

Futja e sistemit Gjyqësor atë të Prokurorisë nën ombrellën e vet, e që është rreptësisht ndalur me ligj në mbarë Botën Demokratike,dhe cilësohet si vepër Penale. Pastaj vrasja e demonstruesve në Bulevard pa asnjë shkasë.

A s’është ky krim?

Këto dhe shumë krime të tjera, që kanë mundur të shihen në rrezen e Diellit dhe akoma më keq para këtyre krimeve i mbyllën sytë në pikë të ditës. Dhe të satën herë po  kërkohet për “krime” që janë bërë gjoja në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Iniciativa të tilla kishte edhe më parë, nga të cilat as një nuk ndodhi. Sa u përket burgosjeve dhe vrasjeve të atyre pro-fashistëve, të tillë  ka pasur në mbarë botën demokratike. Duhet cekur disa, në Shqipëri pas lufte. Nëse dikush  mbron pushkatimin e pro-Jugosllavëve si Koçi Xoxe etj e kanë gabim fund e krye, sepse ata e morën dënimin e merituar. Pastaj burgosjen e atyre që ishin bashkëpunëtorë të armikut, nëse dikush e konteston, këtë e ka gabim. E nëse dikush e mbron burgosjen e Kapllan Resulit ish UDB-ashit serbo-sllav me plotë kuptimin e fjalës e ka gabim. Po ky UDB-ist me tu liruar nga burgu, ik në Zvicër prej nga e mohon ekzistimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Kurse sa u përket burgosjeve politike diku kam lexuar se disa nga ata, kur kishte vdekur Enver Hoxha kishin thënë: Tash Jugosllavia do ta çlirojë Shqipërinë. Dhe nga e tëra kjo kur krimin e aktual e kemi para hundëve, duket kërkuar dënimin e krimeve që janë bërë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …