Kim Mehmeti

Kim Mehmeti: Tirana e Prishtina, u treguan shqiptarëve të Maqedonisë se çdo gjë Lindore dhe myslimane është antishqiptare…

…Njësoj siç ndodhi edhe gjatë fushatës parazgjedhore të këtij dhjetori, kur Tirana dhe Prishtina i zbulonin “turkoshakët” dhe ‘islamistët’ e këtushëm, dhe njëkohësisht lëvdonin dhe lartësonin heroizmin e shqiptarëve, që votuan dhe iu bashkëngjitën LSDM-së maqedonase, edhe atë duke pasur para hundëve dhjetëra parti shqiptare. Me çka disa qarqe nga Tirana e Prishtina, u treguan shqiptarëve të Maqedonisë se thuajse çdo gjë Lindore dhe myslimane është antishqiptare, në krahasim me prosllavizmat dhe proortodoksizmat, që janë “melhem shërues” për patriotizmin shqiptarë!?

 Shqiptarët e Maqedonisë deri tani janë treguar si fitues të denjë të betejave, por humbës të pashembullt të luftërave. Dhe e dini pse: sepse betejat i kanë zhvilluar në emër të shqiptarisë, ndërkaq luftërat, për të qenë të pëlqyerit e sunduesit maqedonas dhe, për të përfituar klanet dhe kryesuesit partiak. Doni dëshmi për këtë?!

Ja disa nga betejat e fituara dhe luftërat e tyre të humbura.

Pas mëvetësimit të Maqedonisë, shqiptarët e këtushëm e fituan betejën e parë demokratike, duke ardhur nga të gjitha anët e botës që ta votonin PPD-në, por pas kësaj fitoreje, thuajse të gjitha elitat e këtushme shqiptare, e filluan luftën për të qenë të pëlqyerit e LSDM-së maqedonase sunduese, të cilës edhe asokohe nuk i mungonin votat shqiptare, e as shqiptarë në kryesinë e saj, por që shkoi më larg se dikur ‘etërit’ e saj jugosllavë dhe, jo vetëm që i fshiu shqiptarët nga kushtetuta, por nisi ta ndërtojë shtetin mbi parimin e rrezikimit të tij nga armiku i ‘natyrshëm shqiptarë’.

Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, shqiptarët e Maqedonisë e fituan betejën e mosmiratimit të kushtetutës dhe atë të bojkotimit të regjistrimit të popullsisë, por pas së cilave beteja, drejtuesit e këtushëm partiak e filluan dhe e humbën luftën për të qenë të pëlqyerit e Tiranës, ku përpiloheshin listat e tradhtarëve dhe heronjve të këtushëm, si metodë e suksesshme enveriste për t’i eliminuar të papëlqyerit e burrështetasve të atjeshëm.

Shqiptarët e Maqedonisë e fituan edhe betejën për shpalljen e Autonomisë së Iliridës, por edhe këtë autonomi e humbën diku në mes të luftës për t’i bindur perëndimorët se ata do mbeten gardianët më të denjë të stabilitetit të Ballkanit.

Dhe erdhi konflikti i 2001, kur shqiptarët e fituan betejën kundër një Maqedonie antishqiptare dhe kur të gjithë ata e votuan BDI-në. Por pastaj, i humbën thuajse të gjitha që kishin, edhe atë vetëm pse partia e tyre në qeveri, e filloi luftën për përfitimet personale të kryesuesve të sa dhe, që ta bindte botën se ajo do e mbronte Maqedoninë edhe nga vetë maqedonasit, me çka mbeti partia më e pëlqyer shqiptare për VMRO-DPMNE-në dhe u bë vlera më e çmuar nacionale e popullit maqedonas.

Ka edhe përplot beteja tjera që i fituan shqiptarët e Maqedonisë, siç ka edhe përplot luftëra që ata i kanë humbur. Dhe gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë sa ekziston ky shtet, shqiptarët e këtushëm i shkruan dhe rishkruan listat e patriotëve dhe tradhtarëve të vet, edhe atë varësisht nga autori që i përpilonte ato, apo varësisht nga partia shqiptare në pushtet. Por në ndërkohë, gjithmonë duke i humbur luftërat kundër policisë dhe gjyqësorit maqedonas, që likuidonin e dënonin shqiptarë, si të ishin ata fëmijët e askujt.

Si do që të jetë, shqiptarët e Maqedonisë më në fund arritën këtu ku janë sot: në ditët a para të pas zgjedhjeve parlamentare të 2016, pra në pritje të lajmit se cila parti e tyre do bëhet pjesë e qeverisë së re. Dhe mbase ata ndjehen njësoj si pas zgjedhjeve të para demokratike të mbajtura në këtë shtet, kur ata e dinin se çka duan, pore s’kishte kush u tregonte se cila rrugë çon deri te caku i tyre i dëshiruar.

Pra shqiptarët e sotëm të Maqedonisë, mbase ndjehen si në vitet e para të mëvetësimit të këtij shteti, kur prisnin që dikush nga mëmëdheu t’i ndihmojë në rrugëtimin e tutjeshëm të tyre, por kur nga atje, në vend të porosive amënore, u vinin listat e tradhtarëve dhe shqiptarëve që duhej lëçitur. Njësoj siç ndodhi edhe gjatë fushatës parazgjedhore të këtij dhjetori, kur Tirana dhe Prishtina i zbulonin “turkoshakët” dhe ‘islamistët’ e këtushëm, dhe njëkohësisht lëvdonin dhe lartësonin heroizmin e shqiptarëve që votuan dhe iu bashkëngjitën LSDM-së maqedonase, edhe atë duke pasur para hundëve dhjetar parti shqiptare. Me çka disa qarqe nga Tirana e Prishtina, u treguan shqiptarëve të Maqedonisë se thuajse çdo gjë Lindore dhe myslimane është antishqiptare, në krahasim me prosllavizmat dhe proortodoksizmat, që janë melhem shërues për patriotizmin shqiptarë!?

Po pra, shqiptarët e Maqedonisë ishin dhe mbetën popull i cili i fiton betejat, por i humb luftërat. Edhe atë shkaku se betejat i bënë në emër të shqiptarisë, e luftërat për përfitime të klaneve dhe drejtuesve partiak shqiptare, duke mos i përjashtuar as ata në Tiranë e Prishtinë. Andaj edhe sot – duke mos dashur të jetë as parashikues as paragjykues – autori i këtij teksti s’ka si e fsheh ndjesinë se edhe pas këtyre zgjedhjeve parlamentare, kur shqiptarët e Maqedonisë e fituam betejën kundër injorancës, rrugaçërisë dhe banditizmit të BDI-së e PDSH-së, që e ndihmuan regjimin e VMRO-DPMNE-së ta deshqiptarizonte Maqedoninë, pra edhe kësaj radhe kur ata e fituan betejën kundër atyre që për ta mbuluar radikalizmin deshqiptarizues partiak, merreshin me zbulimin e armiqve që duan shqiptarisë t’ia ngatërrojnë lindjediellin dhe, nga Perëndimi atë ta ç’vendosin në Lindje, autori i këtij teksti s’ka si e fsheh frikën se kryesuesit e partive politike të shqiptarëve të këtushëm, do e fillojnë betejën fituese se cili nga ata do ulet në kolltukun e butë të burrështetasit, por mbase do e humbim luftën e fundit për të pasur shtet dhe për ta ndërtuar Maqedoninë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …