leoni

Daçiq

Daçiq kundër Maqedonisë dhe Malit të zi për shkak se këto shtete kanë pranuar pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, ish zëdhënësi i Milosheviqit,  Ivica Daçiq, për Agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka folur për raportet e Serbisë me shtetet e rajonit, veçmas për Malin e Zi dhe Maqedoninë, të cilat e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Duke folur për Maqedoninë, Daçiq ka thënë se Serbia ka gabuar që e ka njohur atë me emrin e saj kushtetues. E tërë Evropa dhe bota përdorë emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa ne, vëllezërit tanë grekë i kemi goditur në fytyrë, e  tani presim nga Greqia të mos e njohë Kosovën, Ne e ne e kemi njohur Maqedoninë duke lënduar Greqinë kurse sllavo-maqedonasit  gjithmonë votojnë për Kosovën. Më duhet të them se jemi budallenj ka thënë Daçiq, i cili ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë se nuk do ta kenë më tutje përkrahjen e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …