PLD: Daçiq duhet të vendosë se a është ministër në Qeverinë e Serbisë apo ambasador i Rusisë në Serbi

PLD: Daçiq duhet të vendosë se a është ministër në Qeverinë e Serbisë apo ambasador i Rusisë në Serbi

Agjencia Tanjug  bën të ditur se Partia Liberale Demokratike e Serbisë, e cila udhëhiqet nga politikani i reformuar serb, Çedomir Jovanoviq,  konsideron se ministri i Jashtëm Serbisë, Ivica Daçiq, dikur zëdhënës i Milosheviqit,  tani është kthyer në një zëdhënës të  interesave të Rusisë në Serbi. Ai po  përdorë çdo mundësi  që zyrtarëve të lartë në Kremlin  t’ iu bëjë me dije se po i plotëson interesat e Rusisë si gjithnjë në kurriz të Serbisë. Daçiq po bën përpjekje që Serbinë ta kthejë në një Republikë autonome të Rusisë. Ai duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij se është ministër i Jashtëm i Serbisë, apo ambasador i Rusisë në Serbi, kanë pyetur zyrtarët e Partisë Liberale Demokratike e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …