Nait Hasani

Deputeti, Nait Hasani, ka reaguar kundër arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani,  i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shqyrtojë raportin e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se bojkotimi i punës së Listës serbe në institucionet e Republikës së Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave serbe, ndërtimi i murit në Mitrovicë dhe tash së fundi arrestimi i Ramush Haradinajt e kanë mbushur kupën me bisedimet me Serbinë. “Prandaj qeveria ose të veproj në mbrojtje të qytetarëve të saj ose të tërhiqet për paaftësi politike. Lirimi i Ramushit nuk e amniston qeverinë, por përkundrazi e bënë edhe më përgjegjëse në mbrojtjen e shtetit të Kosovës”, ka shkuar Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …