Rrugët

MI: Rrugët në tërë vendin, të mirëmbajtura dhe të kalueshme

Drejtorët rajonalë me ekipet mbështetëse të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit. Po ashtu, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës në çdo kërkesë të tyre. Të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurt dhe pa pengesa. Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Vendimi i Supremes hap rrugë punësimit për veteranët pa humbur pensionin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh përballet me vështirësi serioze ekonomike, duke u …