Ivo Vajgel: Pavarësisht retorikave nacionaliste në Ballkan, nuk do lejojmë ndryshim të kufijve

Ivo Vajgel: Pavarësisht retorikave nacionaliste në Ballkan, nuk do lejojmë ndryshim të kufijve

Eurodeputeti, Ivo Vajgl i ka quajtur të dënueshme deklaratat luftë-ndjellëse në Ballkan. Ai i ka porositur liderët e rajonit që duhet t’i lënë mënjanë retorikat nacionaliste  e të fokusohen në procesin e integrimit evropian. Edhe pse nuk ka përmendur emra  e ngjarje konkrete, mesazhet e tij në mënyrë të  qartë i drejtoheshin mes të tjerash, edhe Serbisë. Deklaratat e disa liderëve janë shqetësuese dhe nuk mund të argumentohen me afrimin e fushatave zgjedhore, secila retorikë nacionaliste dhe nxitëse konfliktesh duhet dënuar fuqishëm nga gjithë liderët rajonalë dhe europianë. Në Ballkan, theksoi ai, nuk do ketë ndryshim të kufijve.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …