Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit të Kosovës janë përçarë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit të Kosovës janë përçarë

Komisioni Shtetëror për Matjen e Territorit, i emëruar nga Qeveria e Kosovës më 24 janar të këtij viti, ende nuk e ka përfunduar punën. Madje anëtarët e këtij Komisioni tashmë janë përçarë mes vete dhe tani nuk dihet nëse do të ketë “epilog” ashtu siç ka pretenduar Qeveria, e cila shpreson që Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi të ratifikohet këtë muaj në Kuvend, në mënyrë që të zihet hapi për liberalizim të vizave gjatë këtij viti. Por, disa nga anëtarët e këtij Komisioni i cili drejtohet nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, nuk kanë pranuar të jenë pjesë e “matjes së territorit” edhe pse janë emëruar në këto pozita. Ata kanë thënë se Komisioni në fjalë thirret në profesionalizëm, por që aty nuk ekziston profesionalizmi. Nga ana tjetër, përderisa zyrtarë të ekzekutivit janë zotuar se Qeveria do të bëjë çmos që kjo marrëveshje të kalojë gjatë këtij muaji, opozita është shprehur e bindur se kjo marrëveshje do të dështojë sërish nëse dërgohet në Kuvend. (Zëri)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …