Sami Ukshini

Sami Ukshini: Organizatorë të luftimeve në Kumanovë kanë qenë Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj

Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, sot para trupit gjykues ka deklaruar se organizatorë të luftimeve  në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë në maj të vitit 2015 kanë qenë Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Ata kanë mobilizuar luftëtarët në Lagjen e Trimave dhe më 9 maj rreth orës 5 të mëngjesit jemi zgjuar nga krismat e policisë. Komandant Sokoli tha se në Maqedoni ka hyrë mes datave 1 dhe 2 maj, ndërsa në Lagjen e Trimave ka arritur më 3 maj pasi i është ftuar nga shoku i tij Xhafer Zymberi, njofton Alsat M. Gjatë të shtënave, Shefqet Kallaqi – anëtar i grupit, ka kontaktuar me OSBE-në për të parashtruar kërkesën se dëshiron të dorëzohet, megjithatë përfaqësuesit e OSBE-së iu kanë thënë se, pas tre orëve bisedë me policinë, policia nuk ka marrë parasysh kërkesat e grupit për dorëzim.  Gjatë dëshmisë së tij Ukshini tha se policët janë vrarë nga vetë kolegët e tyre gjatë sulmit me armatim tejet të rëndë dhe jo të kontrolluar. Po ashtu ai është shprehur se nuk ndjehet fajtor për viktimat dhe se nuk e pranon cilësimin terrorist të  aktakuzës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …