Lindesy Graham

Senatori Graham: Mikut tim rus Lavrov dua t’i them se ju do të përballeni me pasojat

Senatori amerikan, Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë,  në Mynih ka folur qartë lidhur me Rusinë dhe kjo ka  shkaktuar  një valë reagimesh. Mikut tim rus, Sergej Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat. Viti 2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do ta godasë  Rusinë me një shqelm. Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …