Ka dështuar seanca për gjykimin deputetëve të Vetëvendosjes

Ka dështuar seanca për gjykimin deputetëve të Vetëvendosjes

Ka dështuar mbajtja e  seancës për gjykimin e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në sallë. Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli  dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill. Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, e mori këtë vendim pasi që asnjë nga të akuzuarit nuk u paraqit në seancë. Të pranishëm në seancë nuk ishin as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …