Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Mehmeti: Stankoviqi duhet të tregojë të vërtetën për shqiptarët e zhdukur gjatë luftës

Kryetari i shoqatës “Përkorë” për Persona të Zhdukur, në Besianë, Latif Mehmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së patologut serb Zoran Stankoviq, i cili ka thënë se është i gatshëm që të dëshmojë kundër ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj. Mehmeti përmes një deklarate ka thënë se  Zoran Stankoviq  duhet ta thotë të vërtetën në lidhje me viktimat dhe kufomat e mijëra shqiptarëve civilë. Gjenerali apo mjeku serb, Stankoviq  në vitin 2002, në Radio Beograd pati deklaruar se gjatë luftës së viti 1999 në Kosovë, nga shtabi  suprem i Ushtrisë Jugosllave  ka qenë i angazhuar për pastrimin e ternit dhe mbledhjen e kufomave në Kosovë. Duke pasur parasysh se mjeku serb paska qenë i angazhuar në mbledhjen e kufomave në Kosovë, ai do të duhej ta thotë krejt të vërtetën edhe sa i përket viktimave dhe kufomave të mijëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, thuhet në komunikatën e kryetarit,  Mehmeti,  i cili e ka cilësuar  Stankoviqin si personin më përgjegjës për çështjen e të zhdukurve.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …