Curtis Scaparrotti

Scaparrotti: Kosova të mos largohet nga rezoluta 1244 dhe të mos heq dorë nga dialogu me Serbinë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Kertis Skaparotti, ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë e Kosovës, por sipas tij, FSK-ja edhe në këtë formë është profesionale dhe e aftë për të vazhduar punën në bazë të mandatit që ka. Gjenerali i NATO-s, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare, ka thënë se rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është që të largohet nga rruga e rezolutës 1244 dhe heqja dorë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka përsëritur fjalët e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se stabiliteti i Ballkanit është rol kyç në stabilitetin e Europës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …