Partia ultra nacionaliste sllavomaqedone VMRO DPMNE-ja, e cila e ka mbajtur pushtetin për shumë vjet në Maqedoni, ka ftuar të gjitha

BDI-ja ia ka dhënë nënshkrimet e deputetëve të vet, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni ka vendosur t’ia japë nënshkrimet e deputetëve të tij liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit nga presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re. Vendimi është marrë pas një debati 10-orësh të kryesisë së BDI-së, parti e udhëhequr nga Ali Ahmeti, por ajo nuk ka vendosur nëse do të jetë edhe pjesë e koalicionit të LSDM-së. “Dhënia e nënshkrimeve nuk nënkupton edhe pjesëmarrje në qeveri. Një nga opsionet është edhe mbetja në opozitë”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Ndërkohë, mbështetjen ai e ka marrë edhe nga Lëvizja Besa. Kjo bën që Zaev të kërkojë mandatin nga Ivanov me 67 nënshkrime nga 61 sa janë të nevojshme. Përafrimi ka ndodhur pasi Zaev ka pranuar platformën e partive shqiptare, përfshirë edhe draft-ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër të gjitha institucionet.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …