Kuvendi i Kosoves

Zgjedhjet janë të pashmangshme nëse dështon Demarkacioni

Marrëveshja për caktimin e kufirit me Malin e Zi është paralajmëruar të shqyrtohet  sërish në Kuvend, në muajin mars. Ratifikimi i Demarkacionit në këtë muaj po parashikohet të jetë “treni i fundit” që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave. Nëse Marrëveshja dështon, zgjedhjet e përgjithshme janë të pashmangshme duke parë edhe përçarje të mundshme të koalicionit që po qeveris. Kundërshtimin e Demarkacionit dhe zgjedhjet e reja po i kërkon edhe opozita, e cila është e palëkundur në pozicionet e veta  rreth kësaj Marrëveshjeje. Ndërsa, zyrtarë të lartë të koalicionit qeverisës, kanë thënë për gazetën “Zëri” se këtë vit do të ketë vetëm zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme. Sipas tyre, ratifikimi i Demarkacionit nuk ka kurrfarë lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …