Ali Ahmeti

Marrëveshja me LSDM parasheh që gjuha shqipe të përdoret në institucionet shtetërore dhe në bank-nota

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Rojters” theksoi se kriza politike në Maqedoni mund të zgjas edhe katër vite. Ai ka konfirmuar se është marrë vesh për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar.  Po ashtu sipas Ahmetit, marrëveshja me LSDM parasheh që  gjuha shqipe të përdoret edhe në institucionet shtetërore dhe bank-nota. Duke folur për krizën politike, kreu i BDI-së theksoi se ajo mund të zvarritet me vite dhe se disa politikanë, po e shfrytëzojnë atë për të nxitur konflikt ndëretnik.  Ndërsa duke komentuar mosdhënien e mandatit për formimin e Qeverisë nga Ivanov për Zaevin, Ahmeti tha se partitë politike nuk duhet të tentojnë të përfitojnë nga tensionet. Sipas tij, kriza aktuale duhet të zgjidhet me mjete politike, dhe jo të shndërrohet në problem ndëretnik.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …