Rama: Nuk do të këtë qeveri teknike, do të punojë deri në fund të kontratës me qytetarët

Edi Rama: Nuk do të ketë qeveri teknike, as shtyrje zgjedhjesh dhe Vettingu do të realizohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për kërkesat e opozitës  u shpreh se nuk do të ketë qeveri teknike, as shtyrje zgjedhjesh dhe Vettingu do të realizohet. Ai tha se PD-ja  dhe çadra e ashtuquajtur e lirisë nuk kërkon gjë tjetër veçse të krijojë një krizë artificiale politike që nuk ekziston. Kjo krizë është shpresa e PD-së për të mos pasur Vetting, për të shtyrë zgjedhjet dhe krijimin e qeverisë së re.“Nuk do të ketë qeveri teknike. Do të realizohet reforma në drejtësi dhe mbi të gjitha Vettingu, nuk do të shtyhen zgjedhjet. Jam i gatshëm të bisedoj  me opozitën edhe në çadrën e saj”, tha Rama. “Jemi të hapur për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor pa rezervë, me kusht që të jetë sipas standardeve të OSBE-së për të ngritur standardin e zgjedhjeve, tha mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …