leoni

AKP

AKP-ja, hodhi në likuidim dy ndërmarrjet publike të Deçanit: “Apiko” dhe “Iliria”

Institucionet e Kosovës,  nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, dënuan sërish banorët e Komunës së Deçanit, duke vazhduar pengimin e zhvillimit të kësaj komune dhe uzurpimin e pronave publike. Pas ndëshkimit nga Gjykata Supreme, e më pas edhe Gjykata Kushtetuese, kësaj radhe, deçanasit po ndëshkohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, i cili deri më tash, as që kishte reaguar ndaj veprimeve politike dhe marrje të kompetencave nga institucionet tashmë in-ekzistente. Ky Agjension, me një Vendim qyqar, ka vendosur në likuidim, dy ndërmarrjet publike të Deçanit, “Apiko” dhe “Iliria”, për të cilat me vite, qytetarët reagojnë dhe mundohen t’ i mbrojnë ato, ngase po fuqizohet Vendimi i Qeverisë së Millosheviqit, mbi falje të pronave të këtyre ndërmarrjeve, falje që iu bë Manastirit serb të Deçanit në vitin 1997. ( Adem  Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …