Kadri Veseli: Kosova ofron perspektivë për kompanitë e huaja

Kadri Veseli: Kosova ofron perspektivë për kompanitë e huaja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në lansinin e klubit afarist frankofon, ku i siguroi për mbështetje të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Përmes këtij mekanizmi që po lansohet sot, do të hulumtohen mundësitë e bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me vendet anëtare të frankofonisë. Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, me burime të shumta natyrore , me një popullatë shumë vitale, e një rini që aspiron vlerat perëndimore, ofron një perspektivë të sigurtë investive për kompanitë e huaja”, tha Veseli. Kryeparlamentari Veseli ftoi investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, Kosova ofron perspektivë dhe shumë mundësi për investitorët e huaj.

“Ne jemi duke përmirësuar me hapa të shpejtë ambientin e të bërit biznes në Kosovë. Jemi duke punuar në thjeshtimin e procedurave ligjore, eleminimin e barrierave burokratike, dhe funksionalizimin e ligjeve që stimulojnë sipërmarrësit e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe ligjet që garantojnë konkurrencën e lirë. Jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë faktor që pengon zhvillimin ekonomik të vendit, ngase prej këtij zhvillimi varet çdo proces tjetër që ka të bëjë me fuqizimin e shtetit ligjor, finalizimin e demokratizimit të shoqërisë, dhe ecjen përpara në integrimet evro-atlantike”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …