Shoqata Patriotike “Çamëria” përkujtoi 104-vjetorin e Masakrës së Selanit, ku 72 çamë u masakruan mizorisht nga grekët

Shoqata Patriotike “Çamëria” përkujtoi 104-vjetorin e Masakrës së Selanit, ku 72 çamë u masakruan mizorisht nga grekët

Shoqata Patriotike “Çamëria” përkujtoi 104-vjetorin e masakrës së Selanit, ku 72 krerë të Çamërisë u vranë nga grekët. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria” Abaz Hado, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorjan Koçi si dhe familjarë të disa prej shqiptarëve të Çamërisë që u vranë në Selan nga shovinizmi grek. Në këtë aktivitet iu dha titulli “Nderi i Çamërisë” të gjithë dëshmorëve që janë vrarë në vitin 1913 në masakrën e Selanit. Ky titull iu dorëzua njërit prej pjesëtarëve të familjes se Dinejve dhe më pas iu dhurua Muzeut Historik Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Protestat studentore shtyjnë Serbinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiq zbulon datat e mundshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund …