leoni

Sot bëhen 19 vjet nga fillimi i luftës së armatosurë në Maqedoni në mes UÇK-së dhe sllavo-maqedonëve

Më 24 mars 1999, ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në zonat e luftës në Kosovë kanë rënë 17 dëshmorë

Më 24 mars 1999, në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër regjimit kriminal të Beogradit, gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe kanë rënë 18 dëshmorë të UÇK-së. Në Zonën Operative të Llapit kanë rënë dëshmorë, Bedri Ahmeti,  Sabit Rrahimi,  Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu dhe Ragip Ademi.  Po atë ditë ka rënë dëshmor, në luftë kundër forcave serbe: Ismet Asllani, komandant i Logjistikës i Zonës Operative të Llapit.

Më 24 mars, në Zonën Operative të Neredimes, në Kotlinë të Kaçanikut kanë rënë dëshmorë: Adnan Loku, Ismail Kuçi, Salih Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Cenë Loku, Hamdi Sejdiu, Sabit Rrahmani. Por atë ditë serbët kanë masakruar 14 pjesëtarë  të popullatës civile në zonën e Kaçanikut.

Po sot përkujtohen edhe tre dëshmorët e parë të Gllogjanit, të rënë më 24 mars të vitit 1998:  Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit

Sot në ora 10.00 mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e …