Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk pajtohet që deputetëve të t’iu rriten pagat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar mundësinë që deputetëve të t’iu rriten pagat. Ai ka thënë se politikanët duhet të mendojnë për rritje të rrogave për vete, kur popullit t’ua rrisin standardin e jetës. “Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta. Ky reagim doli pas miratimit të Kornizës Afatmesme nga Komisioni për Buxhet dhe Financa e cila parasheh rritje të rrogave dhe mëditjeve për deputetët. Rroga e re për deputetët do të jetë afër 1800 euro. Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017. Deputetët do të marrin edhe nga 300 euro për seancë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Hysen Berishës, deklaratat televizive nuk u cilësuan vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal e paraqitur ndaj ish-deputetit Hysen Berisha, …