Johanes Hahn dhe Ivica Dacic

Johanes Hahn u thotë qartë shqiptarëve: kurrë nuk do të bashkoheni, as mos t’iu shkojë mendja

Komisari evropian për negociata e Zgjerim Johannes Hahn, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e disa liderëve në rajon për ndryshimin e kufijve. “Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim  tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon, duke lënë të kuptohet se ata janë Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme. Hahn gjatë takimit  me ish-zëdhënësin e Milosheviqit, Ivica Daçiq, në Bruksel ka lavdëruar Serbinë, e cila sipas tij është në rrugë të duhur dhe se së shpejti pritet të hapen kapituj të rinj negociues për anëtarësim në Bashkimin evropian.

Çka tha në të vërtetë Komisari i BE-së për zgjerim?

Me një anë duke lavdëruar Serbinë, e cila sipas tij është në rrugë të duhur dhe së shpejti pritet që Brukseli t’ i hapë  kapituj të rinj negociues për anëtarësim e saj, Komisari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn ashtu sikur edhe deri tani i fshehu Serbisë të gjitha të ligat, si blerjen hapur të armëve nga Rusia, përpjekjen për destabilizim e Kosovës e Malit të Zi, përpjekjen për konflikt  përmes trenit me ikonografi antishqiptare, kërcënimin që Beogradi i bën Kosovës në vazhdimësi dhe të gjitha të ligat e tjera.

Duke lavdëruar Serbinë, veçmas ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, për të cilin Hahn e di fort mirë se cili ka qenë në të kaluarën, kur Serbia ka kryer krime monstruoze në Kroaci, Bosnje e në Kosovë dhe cili paraqitet sot me deklarata gjithnjë kërcënuese e destruktive, Hahn tërheq një paralele të qartë të qëndrimit që mban BE-ja zyrtare në mes shqiptarëve e serbëve, duke i mbajtur anën madje krejt hapur  Beogradit zyrtar dhe politikës hegjemoniste e kolonialiste të këtij shteti karshi Kosovës.

Në anën tjetër, Johannes Hahn, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ato janë të papranueshme meqë si instancë të fundit kërkojnë ndryshimin e kufijve. “Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim  tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme. Hahn nuk ka analizuar falë për fjalë deklaratat e Ramës e të Thaçit, edhe pse ato deklarata realisht nuk paraqesin asnjë rrezik për Serbinë as BE-në, sepse janë vetëm fjalë boshe, deklarata politike ditore, pa një relevantë të qëndrueshme.

Deklarata e Hahnit në esencë është  deklarata më antishqiptare që ka kumtuar ndonjëherë një zyrtar i BE-së kundër Kosovës dhe Shqipërisë.  Hahn zemërohet pse shqiptarët, edhe pse të papranuar  nga Evropa,  nuk paskan të drejtë t’ i dalin zot vetvetes. Sipas tij edhe nëse nuk i pranon Evropa në mesin e vet ashtu sikur nuk i ka pranuar prej vitit 1912 e deri tani, ata gjithnjë u dashka të mbesin nën Serbi, nën Maqedoninë bullgare Sllave, në Mal të Zi e nën Greqi. Këtë e thotë hapur komisari Hahn, i cili  edhe kështu si është u duket burrë i mirë shqiptarëve syleshë. Ai e tha qartë, shqiptarët nuk guxojnë as në ëndërr të shohin bashkimin e tokave të tyre. Këtë e do Beogradi, këtë e do Athina, Kremlini dhe Brukseli.  Po Hahni harron se 20 vjet më parë kështu kanë thënë edhe Hahnët e tjerë para tij, në Bruksel, në Paris, në Romë,  Beograd e në Kremlin. Krejt njëjtë, sikur e thotë ai sot, por nuk doli ashtu sikur thanë ata, as del sikur mendon Hahni sot. Ligjet e jetës, aleancat historike mund të mos jenë gjithnjë në dëm të shqiptarëve, sepse  tekefundit tani kemi dy shtete, pavarësisht se më të dobëtat në Evropë, por jemi 8 milionë banorë në këto troje tona, në këtë hapësirën tonë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi në Mal të Zi e në Greqi. Jemi po aq milionë të shpërndarë nëpër botë, për të kënaqur orekset e Serbisë kriminale.  Këtë nuk e zhbën dot deklarata e Hahnit Johanes, as ato të Vuçiqit e Daçiqit, as ato të Ivanovit e Gruevskit.

Pse BE-ja ka qëndrim po aq armiqësor kundër shqiptarëve aq sa edhe Beogradi zyrtar?

BE-ja, të cilën e duan shumica e shqiptarëve, meqë tani për tani nuk kanë kah ia mbajnë, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës as pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk e njeh as aktualisht dhe për të marrë disa hapa fillestar të integrimit ajo e ka kushtëzuar me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe kushte të tjera, me të cilat nuk ka kushtëzuar asnjë shtet tjetër të Ballkanit.

Kjo bëhet në radhë të parë sepse BE-ja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe pretendon që të bëjë si të dojë me kufijtë e saj, me kufirin e një shteti të cilin nuk e njeh si shtet sovran, por si një ish provincë e Serbisë.

BE-ja nuk i pranon shqiptarët në mesin e vet në radhë të parë për shkak të përkatësisë së tyre fetare, edhe nga përkatësia jonë fetare, ajo nuk ka parë asnjë të keqe, të paktën jo prej vitit 1912-1918, ku Evropa dy të tretat të territorit të tokave tona ua bërë tapi Serbisë, Malit të Zi Bullgarisë së atëhershme dhe Greqisë. Janë më shumë se 1 milionë shqiptarë të vrarë nga aleanca sllave dhe evropiane prej vitit 1912 e deri në vitin 1999. 400 mijë janë vrarë e katandisur vetëm gjatë luftërave ballkanike.

Faktet historike shkencore flasin vetë me gjuhën e argumenteve.  Edhe sot, 105 vjet pas kohës së katandisje së Shqipërisë dhe shqiptarëve në pesë shtete dhe në të gjitha anët e botës, Hahn e thotë qartë: shqiptarët kurrë nuk mund të bashkohen, madje nuk bën as të flasin, madje nuk bën as të mendojnë për bashkim, përndryshe zemërimi i Evropës, mund të bie, ashtu sikur ka rënë në Srebrenicë në verë të vitit 1995, kundër myslimanëve boshnjakë, kur forcat holandeze të Evropës u kishin përgatitur kurthin 8000 myslimanëve duke i marrë në mbrojte dhe duke ua  lënë serbëve të orgjizonin çmendurinë e tyre gjenetike shtazore. Evropianët kishin shikuar krejt gjakftohtë dhe kishin incizuar pamjet e lebetitjes njerëzore, për ta ngopur urrejtjen e tyre gjenetike kundër atyre që nuk janë ata vetë.

BE-ja, përveç Britanisë së Madhe, ka bërë sehir edhe për masakrat që kryen serbët në Reçak më 15 janar të vitit 1999, gjashtë vjet pas Srebrenicës. Po të mos ishte amerikani i njerëzishëm, Viliam Voker, BE-ja as do të dinte, as do të interesohej të dinte se çka kishte ndodhur në Reçak me masakrimin  dhe prishjen shtazarake të kufomave të fshatarëve shqiptarë.  Madje shumë gazetarë evropianë, duke u mbështetur në deklaratat zyrtare të Serbisë, pretendonin që ta fajësonin UÇK-në, se ajo i kishte gisht në dëmtimin e kufomave.  Deri atje shkonte djallëzia e disa evropianëve dhe serbëve të Milosheviqit.

Opinioni shqiptar dhe ai botëror e di fare mirë se në sulmet nga ajri të NATO-s kundër Serbisë së Milosheviqit kanë marrë pjesë vetëm forcat ajrore nga  Amerika dhe Anglia. shtetet e tjera të Evropës ishin sa për dekor dhe për të respektuar vendimin e NATO-s Aeroplanët e tyre kishin goditur sa e sa herë bazat e UÇK-së, apo ishin kthyer për të zbrazur bombat në Adriatik dhe në Malin e Dajtit në Shqipëri, por kurrsesi mbi armatën e Milosheviqit.  Kjo tashmë dihet botërisht edhe pse  politikanët pacifistë shqiptarë nuk e pranojnë këtë fakt, sepse ua dëmton imazhin e tyre të shërbëtorit.

Po bëhen 105 vjet që po jetojmë duke e rrejtur veten dhe duke u munduar të bindemi në vlerat e në qytetërimin e Evropës dhe prej asaj kohe e deri sot, me bekimin e kësaj Evrope po mbeteni të ndarë në pesë shtete. Tani në prill të vitit 2017 Hahni i Evropës na përkujton se sa për Evropën edhe 105 vjet të tjera kështu do të mbesim, madje as mos të guxojmë ta përmendim bashkimin, sepse edhe po të donte rastësisht Serbia, këtë nuk do ta pranonte Evropa e gjithëfuqishme me fjalë e qëndrime sidomos kundër në të dobëtëve, të fortët as kanë pyetur as e pyesin Evropën.

Hahni e tha qartë, e tha serbisht,  e tha ashtu sikur e thotë kisha satanike e Serbisë, ashtu sikur e thoshte Milosheviqi dhe sikur sot e thotë biri i tij gjenetik-ideologjik, Ivica Daçiq. “Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur dhe shqiptari pacifist”, skllav, shqiptari që kurrë nuk guxon të mendojë se mund të jetojë i lirë i pavarur dhe i bashkuar.

Shqiptarët që kanë menduar e vepruar sikur Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari nuk i do Evropa, pavarësisht se ne i kemi shpallur heronj kombëtarë.

Evropa dhe serbët e  kanë  dashur dhe kanë nderuar Esad Pashën, i cili është varrosur në Paris, Ceno Bej Kryeziun, Ahmet Zogun, Ai Shukriun e Sinan Hasanin, dy  fundit të varrosur në Beograd. Është mësuar Evropa me politikanë të tillë, andaj ia vrasin veshin përpëlitjeje e belbëzimet e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

Ahmet Qeriqi

  1. 4. 2027

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …