Deputetët e PDK-së marrin mesazh telefonik: Mos dilni jashtë Kosovës, në çdo moment mund të ftoheni nga kryetari i partisë

Deputetët e PDK-së marrin mesazh telefonik: Mos dilni jashtë Kosovës, në çdo moment mund të ftoheni nga kryetari i partisë

Të gjithë deputetët e PDK-së janë urdhëruar që të rrinë në Kosovë pasi që në çdo moment mund të ftohen në takim nga kryetari i partisë. Burime të KosovaPress njoftojnë se të  gjithë deputetët kanë marrë një mesazh telefonik me anë së cilit urdhërohen që mos të dalin jashtë Kosovës sepse mund të ftohen në takim nga Veseli në orën 20:00 të mbrëmjes. “I/ e nderuar deputet iu njoftoj që me datën 09/05/2017 në ora 20:00 mund t’iu kërkoj kryetari- Veseli, ju lutem të jeni të gjithë në Kosovë, sepse mund të këtë zhvillime! Ju lutem konfirmone pjesëmarrjen!”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …