Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Prej frikës nga Rusia, Mogherini thërret në takim liderët e 6 vendeve të Ballkanit

Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE. Zonja Mogherini, i ka ftuar në një darkë punuese  në Bruksel liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”. Frika nga thellimi i ndikimit politik, ushtarak e ekonomik i Rusisë në rajonin e Ballkanit duket se e ka shkundur Evropën nga gjumi i saj letargjik.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …