Veseli: Do të ndërmarrim hapa që forcojnë ekonominë dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve

Veseli: Do të ndërmarrim hapa që forcojnë ekonominë dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që është edhe bartës i koalicionit PDK-AAK-Nisma qëndroi në komunën e Dardanës para të cilëve paraqiti programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai tha se do të ndërmarrin hapa konkret në shumë fusha për ta forcuar ekonominë dhe rritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Stimulimi ndaj bizneseve aktuale në Kosovë, do të rezultojë me rritje të ndjeshme të numrit të të punësuarve nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë, falë hapave që parasheh platforma e Fillimit të Ri. Kosova ka nevojë për ndërmarrës dhe fermerë më të fuqishëm, ajo ka nevojë për përkrahje ndaj grave dhe të rinjve. Kjo është platforma e koalicionit të madh, koalicionit të lirisë dhe perëndimit, theksoi bartësi i listës së koalicionit, PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …