Elife Luzha

Elife Luzha: Kur bie shi

KUR BIE SHI

 Mespërmes Prishtinës

 Në puseta kanalesh

 Shpërthen uji si shatërvan

 Qyteti përmbytet gjithandej

 Tre mijë vjet pas o Zot

 Dridhet Dardania ilire

 Nga përçmimi i bijve të saj

 

 

PASIGURI

Ka kohë që shenjat e pikësimit më trishtojnë

 Qyshse zonja me emrin Editë fusnotën e quajti fjollë

 

 TURBULLIRË

Fushave blerore

 Mjegullturbullta shtrirë

 Fijëza të zbehta drite

 Mezi çajnë ajrin

 Shikimi i hinktë tretet

 Hapësirave të mugëta

 Kudo erë myku e bloze

 Klithje egërshane hedhurina

 Kuisje qensh të pastrehë

 Perandori llumi

 Babëzi  trishtim

 Varur në fije peri rri

 Si shëmtirë

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …